Mbyllet Peja – Bashkimi, rezultat i papritur

Në ë palestrën “Karagaçi” është zhvilluar ndeshja e dytë e ‘play-offit’ ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Mysafirët fituan me rezultat 65-94.

Sport

02/05/2017 18:59

Ekipi mysafir e nisi më mirë përballjen duke e fituar çerekun e parë me katër pikë epërsi (23:27).

Pjesëloja e dytë ishte e barabartë (14:14), ashtu që skuadra prizrenase shkoi në pushim me avantazh (37-41).

Bashkimi ishte akoma më bindës në çerekun e tretë (17:30) duke e ngritur edhe më shumë epërsinë.

Peja nuk i bëri ballë kundërshtarit as në fraksionin e fundit (11:23) dhe në këtë mënyrë e humbi edhe ndeshjen e dytë të ‘play-offit’.

Edhe në përballjen e të shtunës, fituese doli skuadra e Bashkimit dhe tash e ka ngritur në 2-0 avantazhin e ndeshje dhe është vetëm një fitore larg finales së madhe.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy