Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Arsenalit dhe Newcastle

Dy skuadrat janë duke u përballur në kuadër të xhiros së 13-të.

Sport

27/11/2021 14:20

Pjesa e parë e ndeshjes mes Arsenalit dhe Newcastle është mbyllur baras 0-0, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më dominues që nga fillimi dhe ishte Bukayo Saka që pati rastin e parë të ndeshjes, por u tregua i pasaktë përballë portierit.

Pierre Emerick-Aubameyan pati një tjetër mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij u ndal nga shtylla pingule.

Në anën tjetër edhe Newcastle pati disa mundësi, por pa arritur të tund rrjetën e portierit Aaron Ramsadale.

‘Topçinjtë’ dominuan me raste dhe dominim, megjithatë pjesa e parë u mbyll baras 0-0. /Lajmi.net/