Mbyllet pa gola përballja në mes të Flamurtarit dhe Ballkanit

Flamurtari dhe Ballkani janë ndarë në paqe.

Sport

10/03/2019 18:54

Flamurtari dhe Ballkani kanë barazuar pa gola në javën e 22-të në Superligën e Kosovës.

Për më shumë se 90’ minuta, të dy skuadrat nuk arritën ta fusnin topin në rrjetë, gjersa rastet për gol nuk munguan, raporton lajmi.net.

Flamurtari ishte për një nuancë skuadër më e mirë se Ballkani, por që ndeshja përfundoi pa gola.

Pas javës së 22-të, Flamurtari gjendet në vendin e tetë me 28 pikë, po aq sa ka edhe Ballkani në të nëntin. /Lajmi.net/