Mbyllet pa fitues drama e katër golave mes Benficës dhe Ajaxit

Ka përfunduar pa fitues super përballja mes Benficës dhe Ajaxit, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/02/2022 22:54

Përballja ishte shumë interesante, ku u shënuan katër gola, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2:2, shkruan lajmi.net.

Dusan Tadic hapi serinë e golave pas një asistimi të bukur të Mazraoui (18′).

Vetëm tetë minuta më vonë, Sebastian Haller shënoi autogol në përpjekje për të larguar topin nga rrjeta (26′).

Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë, Haller përmirësoi gabimin duke rikthyer epërsinë e mysafirëve (29′).

Në pjesën e dytë, golin e vetëm për Benficën e shënoi i inkuadruari Roman Yaremchuk, gol që ishte i fundit në këtë takim (72′).

Kësisoj, tani gjithçka do vendoset në takimin kthyes./Lajmi.net/