Mbyllet koha e rregullt në ndeshjen, Prishtina – Trepça’ 89

Ka përfunduar koha e rregullt në mes të Prishtinës dhe Trepçës’ 89.

Sport

10/02/2019 16:53

Prishtina dhe Trepça’ 89 po përballen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Për më shumë se 90’ minuta, të dy skuadrat kosovare nuk arritën ta tundin portën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, gjersa rezultati është 0 me 0, raporton lajmi.net.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime ku dy skuadrat do t’i kenë dy herë nga 15 minuta që ta gjej fituesin para se të shkojnë në gjuajtjen e penalltive.

Edhe pse rastet nuk munguan në ndeshje, portat mbetën të paprekura. /Lajmi.net/