Mbyllet 120 minutëshi i finales së Kupës së Kosovës, ky është rezultati

Mbyllet në barazim 120 minutëshi i finales së Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Besës.

Sport

31/05/2017 19:04

Sfida mes llapjanëve dhe pejanëve prodhoi dy gola, por jo edhe fitues në kohën e rregullt, duke u mbyllur 1:1.

Besa kaloi në epërsi me Diar Miftarajn, i cili realizoi nga penalltia në pjesën e parë.

Megjithatë, tre minuta brenda pjesës së dytë, Llapi barazoi në 1:1 me Festim Krasniqin, po ashtu nga penalltia.

Fituesin do ta përcaktojnë penalltitë.