Mbyllen vendvotimet, nis numërimi
Vendvotimet në të gjitha Komunat e Kosovës janë mbyllur. Ndërkohë raportohet se ka nisur numërimi i votave. Rezultatet preliminare pritet të shpallen brenda dy orëve.

Lajme
Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në 25 Komunat e Kosovës ku janë mbajtur sot zgjedhjet për Kryetar Komune.
Po ashtu, raportohet se ka nisur edhe numërimi i votave në vendvotime.
Rezultatet preliminare pritet të shpallen brenda dy orëve.
Sipas KQZ’së, në zgjedhje kanë dalë rreth 41 përqind e personave me të drejtë vote. Në përgjithësi kanë votuar mbi 450 mijë votues në të gjitha komunat ku sot është mbajtur gara e balotazhit.