Mbyllen vendvotimet, fillon numrimi
Zyrtarisht KQZ do të dalë me të dhënat për pjesëmarrje në orën 22:30. Ndërsa partitë politike kanë paralajmëruar konferencat e para të tyre rreth orës 21:00.

Lajme
Ora shtatë e mbrëmjes ka shënuar edhe mbylljen e vendvotimeve në shumicën e komunave të Kosovës. Për shkak të incidenteve dhe dhunës së bandave serbe, vendvotimet në pjesën Veriore janë mbyllur më herët, rreth orës 17:00.
Gjatë ditës së sotme është vërejtur një dalje më e madhe e qytetarëve në qytetin e Prishtinës, që llogaritet të jetë rreth 15 për qind më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara. Cili do të jetë efekti i kësaj dalje të qytetarve mbetet të shihet pasi të përfundon procesi numrimit, i cili ka nisur pak çaste pas mbylljes së vendvotimeve.
Lajmi.net ju sjell fotot e nurmimit në Shkollën Fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.
Zyrtarisht KQZ do të dalë me të dhënat për pjesëmarrje në orën 20:30. Ndërsa partitë politike kanë paralajmëruar konferencat e para të tyre rreth orës 21:00.