Mbyllen pjesët e para të dy gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar dy pjesët e para të dy gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Sport

07/04/2021 15:51

Llapi është në epërsi ndaj Prishtinës, derisa edhe Dukagjini është në epërsi ndaj Istogut, shkruan lajmi.net.

Në derbin kryesor që është duke u zhvilluar në “Fadil Vokrri”, është duke triumfuar Llapi me rezultat minimal 0 – 1.

Ishte Ahmed Januzi që realizoi me kokë për golin e vetëm të pjesës së parë (6′).

Kurse, nga ana tjetër, Dukagjini është duke mposhtur Istogun me rezultat minimal (0 – 1).

Ishte Altin Merlaku që realizoi golin e vetëm në ndeshje për 45-minutëshin e parë (29′)./Lajmi.net/