Mbyllen pjesët e para në Premier Ligë: Liverpool pa gola ndaj Wolves, Broja i jep epërsinë Southamptonit

Kanë përfunduar pjesët e para të tri dueleve në Premier Ligë të filluara nga ora 16:00.

Sport

04/12/2021 16:50

Southamptoni është duke avancuar me rezultat 1-0 ndaj skuadrës së Brightonit në shtëpi.

Golin për ‘Saints’ e ka realizuar sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja pas një depërtimi fantastik nga mbrojtësi kundërshtar.

Goli i Brojës – VIDEO

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli është pa gola pas pjesës së parë ndaj Wolvesit si mysafir.

Pavarësisht dominimit apsolut të “Reds” këtë 45 minutësh, rrjetat mbetën të paprekura.

Ndërkohë në sfidën e tretë, Newcastle është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Burnleyt, me golin e realizuar të Callum Wilson. /Lajmi.net/