Mbyllen pjesët e para në Champions: Befasia në takimin Newcastle – PSG, Barcelona avancon ndaj Portos

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjen kryesore të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen sonte. Dortmundi dhe Milani kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0 në “Signal Iduna Park”, shkruan lajmi.net. Barcelona në takimin tjetër është në avantazh 0:1 kundër Portos, me golin e shënuar nga Torres në minutën e parë shtesë…

Sport

04/10/2023 21:49

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjen kryesore të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen sonte.

Dortmundi dhe Milani kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0 në “Signal Iduna Park”, shkruan lajmi.net.

Barcelona në takimin tjetër është në avantazh 0:1 kundër Portos, me golin e shënuar nga Torres në minutën e parë shtesë të 45 minutave të para.

Ndërkohë, befasia po ndodh në “St. James Park” atje ku Newcastle United është në avantazh 2:0 kundër Paris Saint-Germainit.

Almiron realizoi golin e epërsisë së parë për anglezët në minutën e 17-të të takimit.

Për golin e dytë u përkujdes Burn tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e fraksionit të parë.

Në avantazh minimal është edhe Manchester City në udhëtim te Leipzigu në Gjermani.

Phil Foden ishte autor i golit të avantazhit për “Qytetarët” në minutën e 25-të./Lajmi.net/