Mbyllen pjesët e para: Man City duke pësuar ndaj Aston Villa, Liverpool baras me Wolves

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e Manchester City dhe Liverpoolit.

Sport

22/05/2022 17:51

Manchester City po pëson 0:1 në shtëpi ndaj Aston Villa, në ndeshjen kryesore të këtij sezoni, shkruan lajmi.net.

Liverpool në anën tjetër po luan baras 1:1 ndaj skuadrës së Wolverhampton Wanderers.

Me këto rezultate aktuale, Manchester City do të ruante titullin, por një gol i Liverpool do të bënte që City të kishte nevojë për dy të tjerë.

Aktualisht, të dyja skuadrat kanë nga 90 pikë. /Lajmi.net/