Mbyllen pjesët e para: Llapi avancon ndaj Trepça `89, Drita – Dukagjini 0:0
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshje të Superligës së Kosovës. Llapi avancon 1:0 ndaj ekipit të Mitrovicës, Trepça `89, kurse Drita – Dukagjini mbyllet pa gola, përcjell lajmi.net. Golin për llapjanët e shënoi Adem Maliqi në minutën e 27`, kështu duke i dhuruar epërsinë ekipit të Podujevës. Përveç golit vendasit kishin edhe raste…

Sport
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshje të Superligës së Kosovës.
Llapi avancon 1:0 ndaj ekipit të Mitrovicës, Trepça `89, kurse Drita – Dukagjini mbyllet pa gola, përcjell lajmi.net.
Golin për llapjanët e shënoi Adem Maliqi në minutën e 27`, kështu duke i dhuruar epërsinë ekipit të Podujevës.
Përveç golit vendasit kishin edhe raste të tjera, por nuk ishin konkret.
Takimi tjetër në mes Dritës dhe Dukagjinit në 45 minutat e parë u mbyll pa gola.
Gjatë pjesës së parë ishin ekipi nga Gjilani që dominuan dhe shënuan me anë të Simonovskit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Raste të tjera kishin Drita, por portën nuk e tundën më.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do mbyllen dy ndeshjet./Lajmi.net/