Mbyllen pjesët e para: Holanda e Senegali me një këmbë në fazën tjetër – Ekuadori synon përmbysjen në pjesën e dytë

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet Holandë – Katar dhe Senegal – Ekuador. Kombëtarja e Holandës është me një këmbë në fazën tjetër, pasi po avancon 1:0 ndaj Katarit, shkruan lajmi.net. Me fitore eventuale, ‘Tulipanët’ do të dalin nga grupi si kombëtare lidere. Ndeshje më interesante është ajo mes Senegalit dhe Ekuadorit, e cila…

Sport

29/11/2022 16:51

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet Holandë – Katar dhe Senegal – Ekuador.

Kombëtarja e Holandës është me një këmbë në fazën tjetër, pasi po avancon 1:0 ndaj Katarit, shkruan lajmi.net.

Me fitore eventuale, ‘Tulipanët’ do të dalin nga grupi si kombëtare lidere.

Ndeshje më interesante është ajo mes Senegalit dhe Ekuadorit, e cila u zhbllokua në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ishte Ismaila Sarr ai që shënoi nga penalltia.

Fitorja eventuale e çon Senegalin në fazën tjetër me Holandën. Por, një barazim në pjesën e dytë do ta linte Ekuadorin në pozitën e dytë.

Mbetet të shihet nëse Ekuadori do të gjejë forcat për të barazuar rezultatin dhe për ta lënë Senegalin jashtë. /Lajmi.net/