Mbyllen pjesët e para: Galatasaray në epërsi ndaj Marseille, ‘paqe’ mes Lokomotivës dhe Lazios

Kanë përfunduar pjesët e para në tetë ndeshjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Sport

25/11/2021 19:35

Galatasaray është në epërsi të dyfishtë ndaj Marseille, derisa nuk ka gola ndërmjet Lokomotivës së Moskës deh Lazios, shkruan lajmi.net.

Klubi turk me shumë meritë është duke triumfuar ndaj Marseille (2 – 0), ku kanë dominuar në këtë pjesë.

Një gol nga Cicaldau dhe një autogol i Caleta-Car ndikoi që Galatasaray të mbyllet këtë pjesë me epërsi të dyfishtë.

Kurse, pavarësisht rasteve nuk ka pasur gola mes Lokomotivës së Moskës dhe Lazios.

Kjo pjesë u dominua plotësisht nga mysafirët që ishin shumë më të rrezikshëm, por u mungoi konkretizimi.

Rezultatet e plota./Lajmi.net/