Mbyllen Lojërat Olimpike Paris 2024: SHBA në vendin e parë, Kosova e 73-ta, Shqipëria e 80-ta

Lojërat Olimpike Paris 2024 janë mbyllur sot. Sportistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dolën në vendin e parë të listes së vendeve të cilët morën më së shumti medalje të arta. SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medale të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, e gjithsej 126 medalje të…

Sport

11/08/2024 19:50

Lojërat Olimpike Paris 2024 janë mbyllur sot.

Sportistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dolën në vendin e parë të listes së vendeve të cilët morën më së shumti medalje të arta.

SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medale të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, e gjithsej 126 medalje të fituara.

Kina në vendin e dytë, me 40 medalje të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta.

Ndërsa Japonia në vendin e tretë me 20 të arta dhe 45 medalje gjithsej, ndërsa pas tyre ishte Australia që fitoi 18 të arta e 53 medalje gjithsej, një rekord për këtë shtet.

Poashtu Franca në vendin e pestë me 6 të arta dhe 64 medalje gjithsej. Pasojnë Holanda, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Italia e Gjermania.

E Kosova në vendin e 73-të me një të argjendtë e një të bronztë, ndërsa Shqipëria në pozitën e 80-të me dy të bronzta.