Mbyllen 19 lokale nate, arrestohen 25 serbe, rumune e bullgare

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit vendosi 30 gjoba administrative dhe mbylli aktivitetin e 19 lokaleve të natës në Tiranë, pasi nuk kanë qenë të pajisur me leje mjedisore.

Lajme

09/11/2014 13:43

Pas masakrës së 4 nëntorit në Tiranë, ku në një lokal nate u vranë katër persona, ISHM-ja dhe  Policia e Shtetit mbyllën 19 lokale nate, kryesisht të muzikës tallave, për mungesë dokumentacioni dhe mosplotësim të kushteve të sigurisë.

Rreth 30 subjekte të tjera janë gjobitur për mosplotësim të kushteve, ndërsa u është lënë një afat kohor për 15 ditësh deri në plotësimin e kushteve, në të kundërt dhe këto do të mbyllen.

Këto masa vijnë pas një urdhër kontrolli të ISHM dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ku është kërkuar masa emergjente për shmangien e rasteve të ngjashme si në lokalin “Ante Grand”, kur djali i deputetes së PS, Luiza Xhuvani dyshohet se ka vrarë katër persona.

Në bazë të komunikatës së Inspektoratit të Mjedisit, lokalet e mbyllura janë ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, të cilat megjithatë nuk kishin leje mjedisore për zhurmën akustike që shkaktonin, duke krijuar shqetësim edhe tek qytetarët.

Këto lokale sipas policisë së Tiranës prej kohësh ishin kthyer në shqetësim për qytetarët për shkak të zhurmave dhe problemeve që krijoheshin me konflikte ndërmjet klientëve, ndërsa për çdo tentativë të rihapjes së këtyre lokaleve blutë paralajmërojnë me sekuestrim pasurie dhe arrestim të pronarëve, njofton gazeta Shekulli.

19 lokalet e mbyllura:

-Bora Bora

-Mexico

-Harem Tirona

-Candy Club

-Maria Bonita

-Camoflage

-Club Orient

-Valentino

-Shqiponja

-Lorenco

-Crystal Club

-Disko Ferrari

-Tallava Kosova

-Hannover

-Lonto

-Butterfly

-Country Club

-Roksi Club

-Urgjenca

-Nostalgjia

-Tallava Lili

-Element

-Capriccio

-Flares

-E Jona

-Big Ben

-Lizard

-Lart Shpk

-The Code

-Crazy Calvin

Kryeinspektori i mjedisit, Ergys Agasi paralajmëroi se ky aksion do të shtrihet në çdo qytet në Shqipëri.