Mbushet ‘Pallati i Rinisë’ një orë para ndeshjes KB Prishtina – Pallacanestro Varese

KB Prishtina sonte (e mërkurë) do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.

Sport

06/03/2019 19:45

Skuadra që së fundi fitoi Kupën e Kosovës, në kuadër të FIBA Europe Cup në ‘Pallatin e Rinisë’ takohet me italianët e Pallacanestro Varese.

Kjo ndeshje e vlefshme për 1/8 e FIBA Europe Cup, fillon nga ora 20:30, dhe një orë para fillimit të kësaj përballje, ‘Pallati i Rinisë’ në Prishtinë është mbushur me tifozë.

Kujtojmë se biletat për këtë ndeshje janë shitur brenda një ore gjatë ditës së sotme./Lajmi.net/