Mbulohet moderatorja e njohur shqiptare

Dojna Mema ka marrë vëmendje me fotosesionin e fundit.

ShowBiz

31/05/2020 23:20

Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema është një  ndër  personazhet më të dashura për publikun shqiptar, për shkak të energjisë që përçon përmes ekraneve televizive, shkruan lajmi.net.

Prezantuesja është një përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, dhe së fundmi me fotosesionin e bërë ka marrë vëmendje tek ndjekësit e saj.

Dojna Mema ka publikuar një fotografi ku shihet e mbuluar me shami, dhe mori mijëra pëlqime dhe komente për këtë paraqitje. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CA3Aj4KhRK6/