Mbrojtja e dobët e Realit

Real Madrid nuk ka shkëlqyer siç është pritur në këtë fillim sezoni në La Ligë. Pas dhjetë xhirosh në La Ligë, Los Blancos kanë gjashtë pikë më pak se lideri Barcelona, ndërsa të shtunën u mposhtën në El Clasico me rezultat 2-1. Dhe, pika e dobët e skuadrës së trajnerit italian Carlo Ancelotti duket se…

Sport

29/10/2013 21:00

Real Madrid nuk ka shkëlqyer siç është pritur në këtë fillim sezoni në La Ligë. Pas dhjetë xhirosh në La Ligë, Los Blancos kanë gjashtë pikë më pak se lideri Barcelona, ndërsa të shtunën u mposhtën në El Clasico me rezultat 2-1.

Dhe, pika e dobët e skuadrës së trajnerit italian Carlo Ancelotti duket se është reparti defanziv. Deri më tani në La Ligë, Reali ka pësuar 11 gola, shifër kjo më e lartë nga edicioni 2008-09 kur skuadra qëndronte edhe më keq në këtë aspekt pas dhjetë xhirosh me 16 gola të pësuar.

20 gola të realizuar dhe 11 të pranuar nuk është një bilanc i denjë për një skuadër si Real Madrid.

Andaj, nëse Ancelotti dëshiron ta rivalizoj Barcelonën për titullin e kampionit në La Ligë, atëherë duhet që sa më parë të përmirësojë defektet në mbrojtje.