Mbrojtja e dobët e Milanit

Milani ka bërë një fillim katastrofal të stinorit në Serie A. Pas gati gjysmës së edicionit (17 xhiro), Rossonerët gjenden në pozitën e 13’të me vetëm 19 pikë, pesë më tepër se zona e rrezikuar dhe 27 më pak se lideri Juventus. Katër fitore, shtatë barazime dhe gjashtë humbje kanë vënë në rrezik serioz postin…

Sport

27/12/2013 17:20

Milani ka bërë një fillim katastrofal të stinorit në Serie A. Pas gati gjysmës së edicionit (17 xhiro), Rossonerët gjenden në pozitën e 13’të me vetëm 19 pikë, pesë më tepër se zona e rrezikuar dhe 27 më pak se lideri Juventus.

Katër fitore, shtatë barazime dhe gjashtë humbje kanë vënë në rrezik serioz postin e trajnerit Massimiliano Allegri. Ku qëndron problemi?

Sipas statistikave të publikuara nga Opta, Milani vuan më së tepërmi në mbrojtje. Gjiganti nga San Siro deri më tani gjatë këtij sezoni, pas 17 xhirosh në Serie A ka pranuar 26 gola.

Dhe, fakti më i mirë që dëshmon se ata nuk janë askund sa i përket repartit defanziv vjen nga edicioni 2010-11 kur e fituan Scudetton me vetëm 24 gola të pranuar.