Mbrojtësi kroat tregon se çfarë bëri Messi për lojtarët e Kroacisë

Lionel Messi ishte përballur me Kroacinë në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi.

Sport

17/12/2018 22:00

Argjentina e tij kishte pësuar në atë takim me rezultatin e thellë 3:0, në një ndeshje të dominuar nga kroatët.

Domagoej Vida, mbrojtësi i Kroacisë, ka thënë se Messi kishte mbetur i fascinuar me paraqitjen e kroatëve.

“Messi na dërgoi ne 30 fanella të nënshkruara. Secili morri nga një” ka thënë Vida, shkruan “Barca Times”, transmeton lajmi.net.

“Ai pëlqeu mënyrën se si ne luftuam dhe mënyrën se si ne interpretuam lojën” ka thënë tutje qendër mbrojtësi.

“Messi besonte se ne luajtëm futbollin më të mirë në Kampionatin Botëror” ka thënë Vida në fund.

Kujtojmë se ajo humbje e Argjentinës i dha shumë presion Messit dhe kombëtares së tij për kualifikimin tutje të latinëve. /Lajmi.net/