Mbrojtësi i njohur pensionohet nga futbolli

Nemanja Vidic është pensionuar nga futbolli. Mbrojtësi serb ka njuoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij.

Sport

29/01/2016 13:57

Nemanja Vidic i ka thënë lamtumirë futbollit.

Mbrojtësi serb, së fundmi shkëputi kontratën me Interin.

Kurse, tani ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij.

“Ka ardhur koha që t’i var këpucët në gozhdë, lëndimet që kam pësuar në vitet e fundit kanë qenë vendimtar në vendimin tim”, ka thënë Vidic në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Manchester Unitedit, përcjell “Lajmi.net”.

Ai ishte pjesë e “Red Devils” gjatë periudhës 2006-2014.