Mbrojtësi i Inter në shënjestrën e gjigantëve të Premierligës

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, është i vendosur të luftojë ish-skuadrën e tij, Manchester United, për nënshkrimin e Diego Godin.

Sport

09/04/2020 18:00

Godin dy vite më parë kishte hedhur poshtë mundësinë që të punonte me Jose Mourinhon, duke refuzuar Manchester United, kur vendosi të nënshkruante kontratë të re me Atletico Madrid.

34 vjeçari verën e kaluar la përfundimisht Atletico Madridin, për t’iu bashkuar Interit si një transferim i lirë.

Në sezonin e parë te Inter, Godin ka luftuar për të zënë vendin e titullarit, diçka që nuk i është garantuar nga Antonio Conte.

Reprezentuesi uruguaian është i vendosur të largohet gjatë verës, dhe tashmë Manchester United dhe Tottenham Hotspur do t’i kenë sytë nga ai. /Lajmi.net/