Mbrojtësi i Dortmundit për Messin: Është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë

Barcelona ka mposhtur 3:1 Borussia Dortmundin, për të siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/11/2019 18:14

Katalanët në fazën tjetër do të jenë si skuadra e parë e grupit F, dhe do të presin skuadrat e vendeve të dyta, përjashtuar Atletico Madridin dhe Real Madridin.

Pas ndeshjes, Mats Hummels ka mbetur i befasuar me atë që bëri Lionel Messi në fushë.

“Ne nuk luajtëm keq, por as nuk ishte mirë”, ka deklaruar Hummles, përcjell lajmi.net.

“Lionel Messi është tepër i rrezikshëm në çdo sekondë të ndeshjes. Ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time”, ka shtuar ai.

“Ne e merituam të humbnim. Tani, asgjë nuk është më në duart tona”./Lajmi.net/