Sheshelin mund ta rikthejë në burg, ish avokati i Haradinajt

Lajme

10/05/2016 16:06

Ish avokati i Ramush Haradinajt, britaniku Ben Emmerson, do të jetë njëri nga pesë gjykatësit që do të vendosin rreth ankesës së prokurorisë për vendimin gjyqësor që liroi Vojsllav Sheshlin nga burgu në Hagë.

Sipas mediave serbe, thuhet se Emmerson do të jetë anëtar i panelit të ankesave në procesin e të akuzuarit për krime lufte dhe kreun e radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel, transmeton lajmi.net. Këtë panel do ta udhëheq gjyqtari amerikan Theodor Meron, kryetari i kahmotshëm i Gjykatës dhe mekanizmave gjyqësorë.

Emmerson ka qenë avokati i ish komandantit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Mediat serbe raportojnë se Emmeron ka pasur një qëndrim edhe kundër kryeprokurores së Gjykatës, Carla Del Ponte, për ngritje të akuzave ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Në panelin e gjyqtarëve që do të trajtojnë këtë ankesë ndaj lirimit të Sheshelit, do të jetë edhe dy gjykatës nga Afrika dhe një nga Portugalia. /lajmi.net