Mbrojtësi gjerman lëndohet dhe mungon në Evropian (VIDEO)

Antonio Rudiger nuk do të mund t’i ndihmojë Gjermanisë në “EURO 2016”.

Sport

07/06/2016 22:48

Mbrojtësi Antonio Rudiger e ka pësuar një lëndim në stërvitje, duke e humbur kështu kampionatin Evropian.

23 vjeçari ishte afër debutimit në një turne madhor siç është Evropiani, pas një sezoni fantastik te Roma.

Por, lëndimi i pësuar në stërvitjen e sotme do t’ia pamundësojë atij një gjë të tillë.

Mbetet të shihet se kë do ta ftojë Joachim Low në vend të Rudiger.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.