Mbreti suedez, Gustaf uron Kosovën për 17-të vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R i ka dërguar urim Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Zyra e Presidencës ka njoftuar se Mbreti suedez ka uruar Kosovën për prosperitet dhe mirëqenien e qytetarëve. “Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i…

Lajme

17/02/2025 20:38

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R i ka dërguar urim Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se Mbreti suedez ka uruar Kosovën për prosperitet dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, ka uruar Gustaf.