Mbretëresha Elizabeth shpallet ‘E moshuara e vitit’ dhe e refuzon çmimin, sepse s’ndihet e vjetër aspak!

Dukesha Camilla dhe Princi i ndjerë Philip kanë pranuar çmime nga revista e njohur. 

Fun

20/10/2021 13:29

Mbretëresha Elizabeth mbushi 95 vjeçe prillin e kaluar, por nuk ndihet aspak e moshuar. Ajo u nderua me një çmim “Oldie of the Year” (E moshuara e vitit), nga një revistë britanike, por e refuzoi me mirësjellje dhe me një përgjigje epike.

“Madhëria e saj beson se njeriu është aq i vjetër sa ndihet, si e tillë Mbretëresha nuk beson se ajo i plotëson kriteret përkatëse për të qenë në gjendje ta pranojë çmimin dhe shpreson që të gjeni një marrës më të denjë,” -tha Tom Laing-Baker, ndihmës sekretari privat i Mbretëreshës, në një letër të publikuar nga revista të martën.

“The Oldie”, një e përjavshme britanike, synon grupin e moshuar “si një alternativë ndryshe nga një media të fiksuar pas rinisë dhe famës”. Çdo vit ata dhurojnë çmimin “Oldie of the Year” në një ceremoni; fituesit e mëparshëm kanë qenë disa emra të njohur, përfshirë Eileen Atkins, Glenda Jackson, Peter Blake dhe David Hockney.

Megjithatë anëtarë të tjerë të familjes mbretërore e kanë miratuar ceremoninë. Dukesha Camilla dhe Princi i ndjerë Philip kanë pranuar çmime nga revista e njohur. /Lajmi.net/