Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Mbretëresha e Afrikës së Jugut vdes nga koronavirusi

15:15 | 9 Korrik 2020

Familja mbretërore në Afrikën e Jugut ka konfirmuar vdekjen e mbretëreshës Noloyiso Sandile, të shkaktuar nga Covid-19.

Mbretëresha në fjalë ishte motra e monarkut aktual të Zulit, mbretit Goodwill Zwelithini, transmeton lajmi.net.

Presidenti Cyril Ramaphosa e përshkroi të ndjerën si “një bastion të vlerave tradicionale dhe një udhëheqëse frymëzuese dhe parimore e  popullit të saj”, duke thënë se ajo kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mbretërisë së saj në Kepin Lindor, raporton BBC.

Afrika e Jugut ka shtatë monarkë që përfaqësojnë grupe dhe klane të ndryshme etnike. /Lajmi.net/