Mbrëmë u rrahën keq dy shtetas të huaj në Graçanicë

Dy shtetas të huaj janë përleshur fizikisht në Graqanicë.

Lajme

14/03/2019 10:55

Dy shtetas të huaj e zgjodhën Graqanicën që të ‘qërojnë’ hesapet në mes vete. Një mashkull dhe një femër u rrahën keq mbrëmë pas një ndeje rreth orës 23:10.

Që zënka të jetë më e madhe ndikoi edhe alkooli që pinë në njërin nga vendet e komunës së vogël të Graqanicës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull shtetas i huaj dhe një femër shtetase e huaj, pasi që të njëjtit pas një ndeje, nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht.  Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditorë. /Lajmi.net/