Mblidhet Qeveria

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt.

Lajme

19/03/2019 07:33

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se me fillim prej orës 12:00, do të mbajë mbledhje, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, kjo mbledhje do të jetë e rregullt, e cila si zakonisht do të udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje dhe nuk janë publikuar as pikat e rendit të ditës mirëpo, lajmi.net do t’ju mbaj të informuar në lidhje me këtë ngjarje. /Lajmi.net/