Mblidhet Kryesia për seancën rreth mosliberalizimit të vizave
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 14:30, lidhur me kërkesën e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me “dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”.

Lajme
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot gjatë ditës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.
Dy grupet parlamentare nga radhët e opozitës konsiderojnë se këto dështime kanë krijuar mungesë të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit dhe kanë lëkundur besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar në Kosovë.