Mblidhen përsëri krerët e shtetit

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka ftuar në një takim të gjithë krerët e shtetit.

Lajme

11/02/2019 12:00

Me ftesë të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, në ora 12:00 do të fillojë takimi me krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj.

Lajmi.net merr vesh se ky takim do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, dhe pjesë e këtij takimi janë edhe bashkëkryesuesit e ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Po ashtu lajmi.net mëson se arsyeja e këtij takimi ka të bëj me dialogun me Serbinë. /Lajmi.net/