Mblidhen katër komisione parlamentare
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë këto katër komisione parlamentare që do të mblidhen sot.
Lajme
Komisioni për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të mblidhet në ora 09:30, ku do pritet të shqyrtohet dhe plotësohet plani i punës së komisionit për sesionin vjeshtor.
Në orën 10:00 do të mblidhet edhe komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku veç miratimit të rendit të ditës, ka edhe miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 17 qershoR, 15, 28 korrik dhe 22 shtator. Tutje në rend ditë është edhe shqyrtimi i përfundimit të kryesisë së Kuvendit, shqyrtimi i draft-planit të punës së komisionit dhe pika e pestë është të ndryshme.
Edhe komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë do të mblidhet sot.
Ky komision fillimisht do të bëjë miratimin e rendit të ditës, më pas do të vazhdoj më përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm, caktimin e intervistave për dëshmitar dhe të ndryshme. Komisioni do të mblidhet në ora 11:00.
Ndërsa në ora 14:00 do të mblidhet komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Në fillim të mbledhjes do të bëhet miratimi i rendit të ditës që është pika e parë, e më pas pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë plani operativ i punës, dëshmia e dëshmitarit përmes video-lidhjes ku në ora 15:00 do të lidhet ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj si dhe të ndryshme. /Lajmi.net/