Mblidhen 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri.

Lajme

17/02/2020 19:12

Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro, që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka shprehur gëzimin e tij për shumën e mbledhur për ta ndihmuar Shqipërinë.

“Kemi dëshmuar solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot, kemi mbledhur forca dhe kemi arritur të mbledhim 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë. Kjo është një përpjekje e përbashkët, falenderoj çdo donator. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar. Kryeministër shpresoj që të nisni të vendosni gjërat në lëvizje, të mund të ndryshoni kushtet në terren, ne sërish jemi aty për ju”, u shpreh Oliver Varhelyi, komisioner per zgjerimin./TCh/