Mbledhje urgjente e Kryesisë së Kuvendit

Pas mbledhjes urgjente të Qeverisë, ku u votuan dy projektligje që lidhen më Gjykatën Speciale, kryeministri së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar kanë shkuar në Kuvend të Kosovës.

Lajme

03/08/2015 19:58

Aty po pritet që të fillojë vazhdimi i seancës ku pritet të diskutohen dy projektligjet e miratuar në Qeveri.

Fillimisht në këto momente pritet që Kryesia të mbajë mbledhjen e saj në mënyrë që të caktojë pikat e rendit të ditës për vazhdim të seancës.

Gazetarja e KosovaPress raporton se në Kuvend janë shumë pak deputetë.