Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës. Kjo mbledhje parashihet të nis në ora 10:00. Ndërsa në kuadër të pikave të shumta të cilat do të trajtohen është edhe aprovimi i ekstrakteve të procesverbaleve dhe transkriptave nga mbledhje 116 dhe 118 si dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhje 115,117,119 dhe 120 elektronike/korrespoduese…

Lajme

08/02/2023 09:33

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje parashihet të nis në ora 10:00.

Ndërsa në kuadër të pikave të shumta të cilat do të trajtohen është edhe aprovimi i ekstrakteve të procesverbaleve dhe transkriptave nga mbledhje 116 dhe 118 si dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhje 115,117,119 dhe 120 elektronike/korrespoduese të Qeverisë së Kosovës.

2) Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 janar 2023 deri më 31 dhjetor 2023

3) Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve  me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

4) Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projekteve nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorial të Kosovës

5) Shqyrtimi i Nismës për Lidhjen e Marrëveshjes për Transferim të Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë

6) Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë

7) Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor (MPB)

8) Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore

9) Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.

10) Të ndryshme./Lajmi.net/