Mbledhja e kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Murati kërkon krijimin e Asamblesë Parlamentare të përbashkët

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim,  ka thënë se seanca e parë e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë për Ditën e Flamurit do të duhet të konkretizohej me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët. Kështu ka thënë Murati në Facebook, ku ka shtuar se krijimi i një Asambleje të përbashkët do…

Lajme

26/11/2022 20:32

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim,  ka thënë se seanca e parë e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë për Ditën e Flamurit do të duhet të konkretizohej me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët.

Kështu ka thënë Murati në Facebook, ku ka shtuar se krijimi i një Asambleje të përbashkët do ishte si një hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues, shkruan lajmi.net.

“Seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve tona për Ditën e Flamurit do të duhej të konkretizohej me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët si një hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues.”

“Vetëm krijimi i këtyre mekanizmave të përbashkët integrimin e bën realitet, në shërbim të qytetarëve dhe bashkimin e ardhshëm më të lehtë e më të natyrshëm”, ka thënë Murati. /Lajmi.net/