Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Mbijetoi në xhungël duke ngrënë breshka dhe duke pirë urinën

9:31 | 5 Prill 2016

Një ushtar i ri kolumbian që kishte humbur në xhungël për 23 ditë, tha se për të mbijetuar kishte pirë urinën e tij, kishte ngrënë breshka për së gjalli dhe disponimin e kishte mbajtur duke kënduar këngët e tij të preferuara të zhanrit ‘rap’, transmeton Republika.info.

Para pak ditësh, ushtarët kolumbianë e gjetën të gjallë Yefer Orlando Sanchez Fonseca, 26 vjeçar, në një pyll të dendur tropikal në departamentin Meta të Kolumbisë.

Ai kishte mbetur i ndarë prej grupit më 5 mars gjatë një kontrolli ushtarak në zonë, e cila konsiderohet e rrezikshme për shkak të prezencës së grupeve të armatosura, duke përfshirë edhe guerilët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të njohura si FARC.

Me këtë rast ishte ndërmarrë një kërkim i masave të mëdha të ushtrisë kolumbiane për gjetjen e tij. Një zyrtar ushtarak tha se më shumë se 500 ushtarë u përfshinë në kërkimin e tij, duke përfshirë edhe forcat ajrore kolumbiane.

Sanchez u gjet më në fund nga ushtari kolumbian, Carlos Enrique Tunubala. “Ai nuk kishte as ushqim, as ujë për të pirë. Kishte vetëm një revole me veti, municion, një helmetë, disa eksplozivë dhe një thikë”, tregon Tunubala.