Mbijetesa e Vëllaznimit, Pavic: Nëse ka pak mundësi, domethënë ka mundësi

KB Vëllaznimi është afër rënies nga Superliga e Kosovës në basketboll.

Sport

05/04/2021 12:17

KB Vëllaznimi pësoi humbje nga Sigal Prishtina në një ndeshje të vështirë në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i Vëllaznimit, Branimir Pavic, theksoi se skuadra e tij dha gjithçka.

“Në çerekun e katërt nuk plasuam goditje mjaftueshëm, humbëm mjaft topa dhe bëmë basket të lehtë”, tha ai.

“Lojtarët e mi ishin të motivuar por ishte një ndeshje e ngushtë ndaj një kundërshtari të fortë”, shtoi ai.

“Ne bëmë gjithçka ta fitojmë ndeshjen por fatkeqësisht ishim mangu tre pikë”, tha Pavic.

“Nëse ka ende mundësi, ka mundësi të bëhet, do të përgatitemi për ndeshjet tjerta”, përfundoi Branimir Pavic./Lajmi.net/