Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Mbi gjysmë milionë të prekur me koronavirus në mbarë botën

18:27 | 26 Mars 2020

Në mbarë botën janë infektuar 510 mijë persona, derisa 23 mijë nga ta kanë ngelur të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Përgjatë ditës së sotme janë shfaqur përreth 60 mijë raste në nivel global, derisa janë raportuar 122 mijë të shëruar nga COVID-19, shkruan lajmi.net.

Nga 145,242 raste, 122 mijë janë shëruar, derisa 23 mijë kanë vdekur. Kjo ka bërë që shifrat e të shëruarve përkthehen 86 % në për qindje.

Vendi me më së shumti raste vazhdon të jetë Kina, e përcjellë nga Italia me vetëm një mijë raste më pak me COVID-19. /Lajmi.net/