Mbi 60 të vdekur pas përplasjes së dy autobusëve në Ganë

Mbi 60 të vdekur pas përplasjes së dy autobusëve në Ganë

Bota

22/03/2019 14:22

Mbi 60 pasagjerë që ndodheshin në dy autobusë të transportit publik kanë ndërruar jetë, pas përplasjes së automjeteve në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Aksidenti ka ndodhur në Tamale-Kintampo, shkruan Indiatvnews.

Njëri prej autobusëve ka shpërthyer në plakë duke bërë edhe më të vështirë situatën.

Deri tash është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, por raportohet se njërin mund ta ketë zënë dremitja dhe të ketë dalë në anën e kundër të lëvizjes./Klan Kosova/