Mbi 60 mijë viktima nga COVID-19 në Britaninë e Madhe

Mbretëria e Bashkuar tejkaloi sot 60 mijë vdekje nga koronavirusi.

Bota

03/12/2020 19:28

Të dhënat zyrtare ditore raportuan sot 414 vdekje të reja, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 60,113.

Mbretëria e Bashkuar sot raportoi 14,879 raste të reja të COVID-19, duke e çuar totalin gjatë shtatë ditëve të fundit në 100,857, nën 17% krahasuar me periudhën e mëparshme shtatë-ditore.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ishte 1,674,134.