Mbi 500 mijë euro do të investohen në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka njoftuar se do të investohen mbi 500 mijë euro në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Kryetari Kastrati dhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me vlerë 500 mijë euro, që ka për qëllim ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e Malishevës, shkruan lajmi.net. “Sot…

Sport

30/03/2023 16:41

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka njoftuar se do të investohen mbi 500 mijë euro në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Kryetari Kastrati dhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me vlerë 500 mijë euro, që ka për qëllim ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e Malishevës, shkruan lajmi.net.

“Sot kishim për vizitë në Komunën e Malishevës, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku, me të cilin edhe kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me vlerë rreth 500 mijë euro, që për qëllim ka ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e qytetit në Malishevë”.

“Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm”, thuhet në postimin e të parit të Malishevës.

Ekipi i futbollit, Malisheva, bën gara në Superligën e Kosovës në futboll tash e dy vite.

POSTIMI I PLOTË:

Mbi 500 mijë euro investime në infrastrukturën e stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë

Sot kishim për vizitë në Komunën e Malishevës, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku, me të cilin edhe kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me vlerë rreth 500 mijë euro, që për qëllim ka ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e qytetit në Malishevë.

Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm.

E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë  tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete./Lajmi.net/