Mbi 5 mijë mesazhe pozitive

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), deri më tani ka pranuar mbi 5,000 mesazhe telefonike nga qytetarët në fushatën “Voto dhe Vëzhgo”.

Lajme

08/06/2014 13:42

Luan Shllaku nga KFOS në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka bërë të ditur se mbi 90 për qind e mesazheve që ata i kanë marrë është raportuar për një proces të rregullt zgjedhor.

“Ka qytetarë aktiv që dëshirojnë të mbrojnë votën e tyre. Raportet tona tregojnë se vetëm 10 për qind kanë raportuar për votim familjar, fotografim të votave, disa raste tentativa që dyshohet për blerje të votës, po ashtu është raportuar edhe për mesazhe telefonike ku kandidatë për parlamentin e Kosovës dërgojnë mesazhe për t’i votuar”, tregon Shllaku.