Mbi 400 kg kokainë gjenden të fshehura në banane në Mal të Zi

Policia malazeze ka sekuestruar gati gjysmë toni kokainë, që thuhet se ishte fshehur në një ngarkesë me banane.

Lajme

13/01/2022 18:04

Më shumë se 400 kilogramë drogë u gjetën, gjatë ditës së djeshme, në një magazinë në Podgoricë.

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përshëndeti konfiskimin, pa zbuluar ndonjë detaj.

Mirëpo, autoritetet thanë se hetimet në lidhje me rastin kanë nisur, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Ky ishte konfiskimi i dytë i madh i kokainës në pesë muaj. Ne vazhdojmë luftën e përbashkët kundër drogës”, tha Abazoviq.