Mbi 40 milionë pakistanez nuk kanë WC!
Geeta Rao Gupta, zyrtare e lartë e agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF, ka thënë se mbi 40 milionë njerëz në Pakistan nuk kanë qasje në tualet, duke u detyruar kështu që kjo pjesë e popullsisë të kryejë nevojat fiziologjike në ambiente të hapura.
Bota
Si rezultat i kësaj, Gupta, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it, ka thënë se shumë njerëz në Pakistan rrezikohen sëmundje dhe epidemi të ndryshme.
Pakistani është vendi i tretë më i madh për nga numri i popullatës që kryen nevojat fiziologjike në ambiente të hapura, pas Indisë dhe Indonezisë.
Gjatë intervistës dhënë agjencisë “Associated Press’, Gupta ka thënë se problemi në fjalë mund të përhap sëmundje dhe të çojë deri te infektimet e zorrëve.