Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 4 mijë e 489 raste aktive me COVID-19.

Lajme

17/01/2022 08:00

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 771 raste të reja, nga 6 mijë e 553 testime.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 119 persona.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.

Në total numri i rasteve aktive është 4.489./Lajmi.net/