Mbi 300 policë të angazhuar në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit, cak i bastisjeve pronat e ish-drejtuesve të Byros së Sigurimeve

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu. Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Siç raportohet deri tani janë arrestuar disa persona ndërsa aksioni…

Lajme

08/01/2026 08:18

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Siç raportohet deri tani janë arrestuar disa persona ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Ndryshe në operacion janë angazhuar mbi 300 policë nga njësitë për krime ekonomike dhe financiare, ndërsa aksioni po zhvillohet në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit, Pejës dhe Obiliqit.

Pronat e ish-drejtuesve të Byros Kosovare të Sigurimeve (BKS) janë cak i një bastisjeje masive që ka nisur në orët e hershme të mëngjesit./Lajmi.net/